Rinia shkollore sfidon me iso-polifoni- Nga Sejmen Gjokoli

Sejmen Gjokoli

RINI & POLIFONI…

– Rinia shkollore sfidon me iso-polifoni-

Rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme të Vlorës u bënë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Vlorë në nderim të 25 Nëntorit, ditës kur trembëdhjetë vite më parë Iso-Polifonia shqiptare është shpallur nga UNESCO ” Kryevepër e Trashëgimisë Orale të Njerëzimit.
I konceptuar si një takim midis grupeve të këngës dhe valles polifonike të shkollave, ky aktivitet i zhvilluar sot në Teatrin ” P. Marko, shënoi jo vetëm në pjesëmarrje por edhe në vlerësimin përmbajtësor të aktivitetit ku të rinjtë u ngjitën në skenë duke interpretuar këngë e valle autentike polifonike.
Të ngjan vërtet me një ndërmarrje apo inisiative të fortë fakti që, krahas mësimit e edukimit apo zhanreve muzikore të kohës, nxënës të shkollave të ndryshme të Vlorës, vajza dhe djem fare të rinj përfshihen në një aktivitet mirëfilli folklorik.
Kështu nxënësit e shkollës “Ali Demi”, “Jani Minga”, ” Halim Xhelo”, ” Pavarësia”, ” Qemal Ataturk”, ” Muço Delo”, ” Internacional”, ” Mynyr Xhindi” Vlahinë, ” Hasan Mëhilli” Dukat e deri në Himarë treguan, veç të tjerash, se vlerat e trashëgimisë tonë shpirtërore janë e mbeten të pa tjetërsueshme dhe të trashëguara në breza.
Detyrë e institucioneve mbetet nxitja dhe përkrahja e nismave dhe veprimtarive që vënë në lëvizje mbartjen dhe transmentimin e këtyre vlerave, siç Drkk Vlore ideoi dhe realizoi këtë takim polifonik.
Aktiviteti i realizuar në bashkëpunim me DAR dhe Qendrën e Artit dhe Kulturës të Bashkisë Vlorë shënoi pa diskutim një zhvillim të ri por edhe një sfidë në drejtim të vlerësimit dhe promovimit të vlerave të qenësishme të Trashëgimisë tonë Shpirtërore.

Aktiviteti

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Loading...