Plani i saj për të ardhmen ishte të rifillonte emisionin e saj “Njerëz të humbur”!
Por që nga deklarata e saj në shkurt të 2018-s, gjërat kanë ndryshuar vërtetë shumë!
Shtino u shfaq sot për herë të parë në krah të politikanëve opozitarë. Ajo është pjesë e Partisë Republikane të Fatmir Mediut dhe sot ishte e pranishme në momentin kur aleatët e Lulzim Bashës firmosën për koalicionin opozitar.
Kujtojmë se intervista e fundit e Aida Shtinos në ekranin shqiptar ishte në shkurt të vitit të kaluar te “Pasdite në Top Channel”, ku u shpreh lidhur me emisionin që e bëri të njohur për publikun.
“’Njerëz të humbur’ fatkeqësisht u mbyll në një moment kur unë nuk e prisja, madje isha duke kërkuar raste mjaft të vështira dhe në kulmin e punës ma ndërprenë… Mendoj dhe dëshiroj sigurisht që të vazhdoj me ‘Njerëz të humbur’, i cili është nga ato emisione, që transmetohet në të gjithë botën për vite të tëra dhe që askush nuk i ka ndërprerë, për shkak të dobisë që ato i sjellin, drejtpërsëdrejti komunitetit”, tha në atë kohë Shtino.Gazetarja e njohur ishte shkëputur nga ekrani prej tre vitesh pas përfundimit të edicionit të fundit të emisionit “Të iluminuarit” dhe tashmë duket se do ta shohim në përfshirë në botën e politikës.