Rishfaqet “Bushi”. Hysen Rama reagon në në lidhje me “përjashtimin” nga përputhen

Prej disa puntatash, Hysen Ramaj, konkurrent i Përputhen nuk është shfaqur në emision. Të gjithë kanë nisur të aludojnë se konkurrenti është përjashtuar nga programi.

Pas shumë komenteve dhe mesazheve që ka marrë në rrjetet sociale, Hyseni ka zbuluar se nuk është përjashtuar, por është pezulluar nga emisioni, pas një debati që ka patur.

“Përshendetje të gjithëve! Si fillim dua t’ju falenderoj nga zemra për të gjitha mesazhet dhe komentet pozitive që keni shkruar për mua, jeni një mbështetje shumë e madhe, pavarësisht gjithçkaje mesazhet tuaja më bëjnë të ndihem më mirë me veten time dhe me situatë.
Shumë pyetje më kanë ardhur se përse jam larguar nga Për’puthen dhe nëse do vazhdoj përsëri.

Nuk jam i përjashtuar, për momentin jam i pezulluar për shkak të një debati që ndodhi në studio.

Nuk di të them do jem apo jo përsëri pjesë e programit, por di të them që jam mirënjohës kundrejt jush për mbështetje dhe frymëzimin që më keni dhënë”, shkruan Hyseni përmes një postimi në rrjetet sociale./ CNA.al

Loading...