Në përmbyllje të edicioni i 21-të të Panairit të Librit, botuesja dhe njëherësh Presidentja e shtëpisë botuese “Toena”, Irena Toçi foli për risitë e këtij panairi si dhe për 55 titujt e rinj që lexuesit hasën në këtë panair.
“Shtëpia botuese “Toena” në përgjithësi, është e fokusuar te letërsia shqipe, përveç gjithë botimeve të tjera enciklopedike apo prurjeve që sjell nga letërsia e huaj i kushton shumë vëmendje autoreve shqiptar dhe pikërisht në këtë panair për here të pare u prezantuan , librat e rinj të shkrimtarëve shqiptarë si Besnik Mustafaj, Zija Çela, dhe Namik Dokle. Mimoza Ahmeti gjithashtu ishte një nga risitë e këtij panairi, ku u prezantua libri i saj më i ri me siglën e “Toena”-s. Libri i Besnik Mustafajit, është një nga librat me një formë dhe përmbajtje të ndryshme nga ç’jemi mësuar deri tani të presim prej tij. “Toena” prezantoi në Panairin e Librit nga letërsia e huaj, romanin “Lisi plak dhe shkëmbi”, nga një shkrimtare shumë e njohur greke bashkëkohore, Noel Baksheri e cila prezantoi vetë për publikun shqiptarë. “Toena” bëri të mundur sëbashku me Institutin Italian të Kulturës të sillte në Shqipëri autorin Italian, Romano Montroni, ku nëpërmjet Librit të tij “Të shesësh shpirtin – zanati i librashitësit” përcolli tek librarët drejtpërdrejt eksperiencën e tij, pra të jesh librashitës është një prirje e bukur”, – u shpreh ajo.
17 aktivitet promovuese u zhvilluan vetëm në stendën e botimeve “Toena” gjatë këtij Panairi, midis tyre tre libra për fëmijë, “Toena” kujdeset gjithmonë për fëmijët që ata të kenë gjithmonë pjesën e tyre të vëmendjes në kohen e panairit.
Një prej autorëve ishte Bardhul Xhama, i cili prezantoi librin “101 rrëfenja” me titullin “Mikeshat e Pëllumit”. Dita e fundit e panairit i rezervoi promovimit të një libri tjetër i titulluar “Kaprolli Mendje Lehtë”, i cili solli një risi të veçantë. Këto ishin disa prej risive të Shtëpisë Botuese “Toena” e cila solli në këtë panair pothuajse 55 titull të rinj./atsh