Ristani: “Duhet te perqendrohemi te gjithe te gjetja e zgjidhjes per krizen e rende qe po kalojme”

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani ka dalë sërish kundër kreut të PD, Lulzim Basha për aksionin opozitar.

Ristani shprehet se bojkoti dhe ikja nga përballja institucionale, brenda sistemit, me kundërshtarin ishte një zgjedhje e gabuar e PD.

Ai thotë se PD duhet të mendojë për zgjidhje, ndërkohë shton se Basha po humb kohë dhe energji në denoncimet në drejtim të qeverisë.

“Duhet te perqendrohemi te gjithe te gjetja e zgjidhjes per krizen e rende qe po kalojme. Rama ben cdo dite veprime kunder interesit publik, cdo dite vjedh dhe zhvat pasurite e shqiptareve, cdo dite tallet me varferine e tyre, por kete tashme, s’ka shqiptar qe nuk e di. Le te themi se faza e denoncimit dhe beteja qe shqiptaret dhe nderkombetaret ta njohin se kush eshte dhe cfare ben, e realizoi qellimin.

Cdo energji e tepert e harxhuar per ta denoncuar te keqen publikisht, eshte energji e cuar dem. Duhen perqendruar forcat dhe mendja, te gjetja e rruges qe na con te zgjidhja, dakortesimi gjithperfshires per rrugen e gjetur, qartesi per etapat dhe rolet, perqendrim dhe besim. Sidoqofte, rruga e bojkotit dhe ikja nga perballja institucionale, brenda sistemit, me kundershtarin, tashme eshte e perjashtuar si zgjidhje” thote Ristani.

Loading...