Në familjen e Rita Orës sot ka festë.
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora sot feston ditëlindjen, me këtë datë ajo mbush plot 28 vjet jetë.
Që në orët e para të kësaj date, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga familja, miqtë dhe shoqëria.
Padyshim që urimin më të veçantë ajo e mori nga nëna e saj, Vera Ora, e cila zgjodhi fjalë në gjuhën shqipe për ta uruar atë.
“Rita Pita urime ditëlindjen zog! Të dua shumë! Shijoje Phoenix”, ka shkruar ajo mbi një foto nga fëmijëria e Ritës.
Njësoj e uroi edhe babai, i cili shkroi “Happy Birthday Girl 🌹🌹🌹🌹. Shume Urime.
Love
Babi”.
Kujtojmë që këngëtarja të premtën lansoi albumin e ri “Phoenix”, me të cilin po kryeson në tabelat në mbarë botën. /Lajmi.net/