Rita Ora është aktualisht në mesin e artisteve më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.
Rita Ora së fundi ka realizuar një fotosesion për revistën “Glamour Spain”, derisa po shijon suksesin e albumit të ri.
Si çdo herë, edhe kësaj radhe këngëtarja u shfaq atraktive në këto imazhe, ndërsa u shpreh se pëlqen këtë ‘cover’.
Kujtojmë që këngëtarja së fundi ka udhëtuar në Australi, ku edhe festoi ditëlindjen e 28-të.
Për ndryshe, albumi i ri i Rita Orës po rezulton shumë i suksesshëm, ngase po lë prapa emra të njohur të industrisë së muzikës. /Lajmi.net/
Loading...