Rivalja e Bashës: ‘I kam kërkuar Berishës privatisht të rikthehet në PD’

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se edhe mund të rikthehet në krye të PD. I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, ai u përgjigj “Kurrë, mos thuaj kurrë”, duke e lënë të hapur si mundësi.

Në Spotlight në Vizion Plus, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, lidhur me këtë deklaratë u shpreh se e lexon si një pakënaqësi të Berishës me drejtimin e partisë.

Harxhi po ashtu deklaroi se edhe në 2017-ën i ka kërkuar Berishës të rikthehet të marrë drejtimin e partisë.
“Unë i kam kërkuar z.Berisha privatisht, në 2017-ën që ai të rikthehej. Kam qenë edhe publike në deklaratat e mia për rikthimin e tij në PD që ta ringrinte edhe njëherë sepse po shihja mënyrën se si po qeverisej partia. Dhe ai gjithmonë më thoshte që unë e kam mbyllur.

Jam larguar dhe nuk marr vendime, por ju vazhdoni luftën brenda institucioneve dhe forumeve të partisë. Dhe unë këtë bëra. Mbrëmë mesazhi i tij ishte shumë i qartë për mua, që ai është i pakënaqur me drejtimin e partisë.

Për këtë arsye ai është i gatshëm që të bëjë dhe një sakrificë të tillë që të shkelë mbi ato parime që ai ka vendosur para disa kohësh, që është largimi nga skena politike nga drejtimi i partisë.”

Loading...