Robert Aliaj bashkë me vajzën në protestë, mbështet studentët

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe personazhe të njohur si artisti Robert Aliaj, Emond Tupja si dhe ish ministri i Arsimit i dorëhequr rreth 1 muaj pas marrjes së detyrës Taulant Muka.

Shkrimtari dhe pedagogu Edmond Tupja ka thënë se kjo protestë është madhështore dhe se ai është në mbështetje të studentëve.

Sakaq Robert Aliaj dha mesazhin e fortë për rininë shqiptare, që ajo mos të ndalet. Teksa kishte zgjedhur që të shkonte në protestë me vajzën, Aliaj tha se studentët duhet të lënë diçka për brezat e rinj.

Robert Aliaj Ne Proteste

“Studentët duhet të ndërgjegjësohen, të bëjnë trendin e politikës dhe teatrit. Jo si neve që e shkatërruam këtë vend dhe si lamë asnjë presje fëmijëve tanë. Bëjeni ju, se ne nuk e arritëm. Ju qëndroni të pastër, mos bëni siç bëmë ne ata të dhjetorit. Ata sollën këtë mizeralitet. Unë po bëhem 60 vjet me shpresën për t’u bërë ku vend dhe s’u bë. Shpresoj që ju premtim që do i jepni fëmijëve tuaj ta mbani që ata të kenë diçka. Është e rëndë kjo”, tha Aliaj.

Ndërkohë, pjesë e mesazheve u bë edhe vajza e tij, Gala, e cila në anglisht shprehu lumturi që ndodhej në protestë. “Jam shumë e lumtur që të jem këtu mes jush”, tha vajza.

(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Loading...