Robert Aliaj bën deklaratën e fortë për shqiptarët që nuk e pëlqyen këngën e tij:Janë budallenj

Kënga e tij “Ah ku më hodhi Zoti”, me të cilën konkuroi në “Këngën magjike”, e bëri Robert aliajn një ndër artistët më të komentuar të këtij viti. Projekti i tij u përfol shumë për faktin që ishte një përshtatje dhe rikrijim i poezisë së Fan Nolit, “Anës Lumenjve”.
I ftuar në “Thumb”, Roberti bëri deklaratën e fortë për shqiptarët që nuk e kishin përkrahur apo pëlqyer këngën e tij pjesëmarrëse.
“E vërteta është që njerëzit nuk kanë informacion. Janë shqiptarë por nuk dinë asgjë për Shqipërinë, atë që janë dhe jetojnë, për botën e tyre. Krejtësisht të izoluar. Vetëm sa e konfirmojnë në mënyrën më idiote të mundur që janë budallenj. Se është e pamundur të jesh shqiptar dhe mos të dish cfarë është rapsodia. Rapsodia është një histori e treguar jo e kënduar dhe është këngë.”- është shprehur ai para kamerës.

Loading...