Robert Aliaj,VIP-ave që nuk u përfshinë në protesë: “Janë kategoria më e pështirë dhe më e korruptuar e shoqërisë shqiptare”

Ndërkohë që studentët ndodhen prej ditësh duke ndenjur me orë të tëra në këmbë për kauzën e tyre, Robert Aliajt i ka rënë në sy diçka tjetër.

Si duket, Robertit i ka tërhequr vëmendjen mos përfshirja e VIP-ave në protestën e këtyre ditëve. Në një reagim të tijin, ai shprehet se ata janë kategoria “më e pështirë dhe më e korruptuar e shoqërisë shqiptare”.

Sipas tij, të famshmit nuk merren me kështu gjërash sepse kanë “halle” të tjera, si p.sh, të bëjnë foto tualeteve dhe të ekspozojnë veten e tyre.

Postimi i plotë:

Figurat Publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirteror e material ka publikun, pa te cilin nuk i mbetet më asnje vlere. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike, dhe qe do të ishte e rëndësishme që publiku të mbështej ne angazhimin e tyre.Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë. Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon. #ahkumehodhizoti #robertdragot.”

Loading...