Roja vetëhelmohet me fotoksinë, detaje nga sherri me gruan

Një 52-vjeçar, i identifikuar si Shpëtim Krasi është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në qytetin e Beratit. Burime bëjnë me dije se është vetëhelmuar me fotoksinë duke i dhënë fund jetës.

Mbetet e paqartë se çfarë e bëri që të kryente aktin tragjik, por fqinjët kanë treguar grindjet brenda familjes. Krasi cilësohet si njeri i mirë dhe i urtë, i cili punonte roje private dhe nuk pati asnjë konflikt apo problem me shoqërinë, por shpërngulja e vajzës për në kryeqytet solli debate të mëdha.
Kohët e fundit kishte stresin e shkollimit të gocës si do vepronin për ta ndjekur vajzën në studime të mëtejshme. E bija ishte regjistruar në Fakultet në Tiranë dhe nëna nuk pranonte të linte vetëm vajzën dhe thoshte se do shpërngulej së bashku me të. Kjo ngjarje mund të ketë rënduar gjendjen psikologjike të 52-vjecarit, i cili zgjodhi të vdiste duke konsumuar fotoksinë.

Loading...