Burimet nga media bëjnë me dije se një sërë lëvizjesh janë bërë në një sërë komisariatesh vendore të policisë.
Në policinë e Kavajës është Gazmend Dermozi, ai i cili ka marrë detyrën si shef komisariati.
Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj, i cili ikën Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.
Behar Caka emërohet shef komisariati në Lezhë, në Mirditë shkon Paulin Çupi, në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta.
Ndërkohë që në Laç është emëruar në detyrë Dritan Meta.
Loading...