Rokadë në Policinë e Shtetit, shkarkime e lëvizje drejtorësh, ja kush ikën e kush vjen

Regjistrohen disa lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit.

Sipas burimeve thuhet se me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu janë ndërruar disa drejtorë qarku dhe kufiri.

Kështu, është shkarkuar nga drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika, duke u zëvendësuar nga Alfred Mara. Në Fier është emëruar Drejtor Qarku Bledar Çeliku, ndërsa në Berat i është besuar detyra Neritan Nallbatit.

Po ashtu, janë ndërruar edhe drejtorët e Kufirit në Vlorë, Gjirokastër, Tiranë e Korçë.

Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.

Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha.

Gjithashtu, është larguar nga detyra edhe drejtori i Kufirit në Vlorë, Luan Hysenaj.

Ndërsa në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë emërohet Arben Ibro./lajmifundit

Loading...