Romeo Kara tregon frikën më të madhe të Ilir Metës dhe bën paralajmërimin e fortë: ‘Tani është koha për të hequr maskën, o Like’

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e fundit të ish-Presidentit Meta.
Juristi shkruan se tani është koha që Meta të heshtë dhe të flasë drejtësia.

Postimi i plotë:

Eshte pikerisht koha per te te hequr maskën, o Like!

Retorika tradicionale bajate, qe zakonisht del nga goja jote, kete radhe eshte me shume se e shpifur.

Shume ke folur, akoma me shume ke bere. Sigurisht prapesira.

Tani eshte koha qevte flasë drejtesia dhe ti të dëgjosh.

Shantazhet e tua mund t’i haje vetem ndonje shpirtzi i ngjashem me ty.

Prapa kercenimit tend banal, dallohet qarte, frika dhe paniku yt, te cilat kane kohe, qe te jane kthyer ne makth dhe semundje kronike.

Per ne te tjeret, ti je thjesht nje superhajdut, abuzues i pushtetit, i korruptuar, fuks, i pabese, armik dhe turp i popullit dhe i vendit tend.

Sigurisht qe te shohim pa kollare, por ne burg, jo ne pushtet.

Kupa jote eshte mbushur dhe çdo pike qe shtohet vetem derdhet.

Si simbol i ligesise, meriton nje ndeshkim shembullor, mesim i nevojshem per te tjeret, qe te kane per idhull.

Keto po t’i thote nje njeri qe te njeh dhe e njeh mire.

Edhe njehere po te keshilloj: lere kollaren, mblidhja litarin vetes dhe perballu me ate cfare ke bere dhe zhbere keto 30 vite.

Loading...