Ronaldinjo rrëfen ditët e tij në burg: Eskperienca më e keqe në jetë

“Mundo Derportivo” i ka kushtuar një intervistë yllit brazilian, Ronaldnjo, që në Katalonjë shkëlqeu me fanelën e Barcelonës.

Ish-lojtari i Seleçaos ka treguar për eksperiencën që kaloi në një burg të Paraguajit dhe mbëshetetjen e madhe që i erdhi nga ish-klubi i tij.

“Barça më ka trajtuar gjithmonë me ngrohtësi dhe respekt, i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe dashurinë që më kanë përcjellë në këtë periudhë të koklavitur.

Nuk ishte një moment i lehtë për mua, ndaj për këtë ju falënderoj nga zemra.

Unë gjithmonë jam përpjekur të sjell lumturi mes njerëzve, duke bërë atë që di të bëj më mirë, të luaj futboll”.

Ronaldinjo pagoi lirinë me kusht për të dalë nga burgu dhe tani ndodhet i izoluar në një hotel luksoz në kryeqytetin e Paraguajit, Asunsion.

“Këtu jam i qetë, bëjnë gjithçka që të ndihem mirë dhe mund të bëj sport përditë edhe pse kanë qenë 60 netë shumë të gjata… Besoj se nuk do ta harroj kurrë këtë eksperiencë të vështirë”.

Loading...