Ronaldo harron koronavirusin, i jep fitoren Juventusit

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka ndihmuar Juventusin të marrë fitoren e parë pas dy ndeshjeve në Serie A, pas shërimit nga COVID-19.

Ylli portugez realizoi dy gola në fitoren 1:4 në udhëtim te Spezia.
35-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 56’, atëherë kur rezultati ishte i barabartë 1:1. Alvaro Morata (14’) shënoi i pari, ndërsa Pobega (32’) vuri baraspeshëm.

Por vetëm pas tre minutave pasi hyri në fushë, CR7 (59’) realizoi golin e avantazhit për Juven, para se Adrien Rabio (67’) të realizonte për 1:3.

Ishte sërish Ronaldo (76’) që vulosi shifrat përfundimtar 1:4, kësaj radhe nga penalltia.

Juve ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Spezia me pesë pikë ka vendin e 16.

Loading...