Ronaldo: ‘Ju flas jo si futbollist, por si biri dhe babai i dikujt, si një qenie njerëzore e vetëdijshme për zhvillimet që po prekin të gjithë botën. Është me rëndësi që të gjithë të ndjekim këshillat e OBSH-së’

Cristiano Ronaldo qëndron prej pak ditësh i izoluar në shtëpinë e tij në Maderira, Portugali, pasi shoku i skuadrës, Daniele Rugani, rezultoi pozitiv me koronavirus.

Në një postim në rrjete sociale, Ronaldo shkruan:

“Bota po kalon një moment të vështirë që kërkon kujdesin dhe vëmendjen tonë maksimale. Ju flas jo si futbollist, por si biri dhe babai i dikujt, si një qenie njerëzore e vetëdijshme për zhvillimet që po prekin të gjithë botën. Është me rëndësi që të gjithë të ndjekim këshillat e OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe organet drejtuese për mënyrën se si duhet të përballojmë situatën. Të mbrojmë jetët njerëzore është mbi gjithçka.

Dua të ngushëlloj këdo që ka humbur një person të afërm dhe të shpreh solidaritetin tim për personat që po luftojnë me këtë virus, si shoku im i skuadrës Daniele Rugani dhe mbështetje të vazhdueshme për të gjithë mjekët që po vendosin jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar të tjerët.

Loading...