Ronaldo poston foton me binjaken e mbijetuar: Koha për të qenë mirënjohës!

Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka postuar një foto nga shtëpia e tij, ku shkruan se e dashura e tij, Georgina kishte dalë nga spitali dhe tashmë e gjithë familja ishte bashkë.

Ronaldo falenderoi të gjithë personat që e mbështetën pas vdekjes së njërit prej binjakëve të lindur.

Postimi i Plotë i Ronaldos:

Shtepi e embla shtepi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.

Loading...