Roza Lati e thotë hapur: ‘Kam mbajtur të veshur në trup 26 kg silikon’

Ndërsa liderët botërorë i afrohen tavolinës së diskutimit për çështjet mjedisore e ngrohjen globale, një personazh publik mjaft i dashur për publikun, një nga ato vajzat e vërteta të ekranit zgjodhi të fliste më konkretisht për planetin.

E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Roza Lati tregon projektin e saj më të ri, “Sirena”, një vepër që ulërin të gjitha problemet aktuale të Tokës, mbytjen e saj nga mbeturinat, asfiksimin që po i shkaktohet gjallesave, plastika që po pushton çdo centimetër, oqeanet që po vdesin, të gjitha të shpalosura konkretisht në formën e një gjallese ujore mitologjike.

Një ide që ka ndenjur prej 2 vitesh në sirtarin e Roza Latit, tashmë e formësuar dhe e skulpturuar mjeshtërisht, njësoj si bishti i saj dhe çdo detaj tjetër i përfshirë brenda saj.

Loading...