Rozana Radi tregon se sa romantik është partneri i saj

Artistja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi mbetet ndër personazhet e famshëm më të komentuar në media pasi publiku është gjithnjë kuriozë të dijë më shumë mbi jetën e saj.

Rozana prej 6 vitesh është në një lidhje dashurie me oficerin e Policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së rrethit Tiranë, Shpëtim Karakushin me të cilin është fotografuar disa herë.

Në një intervistë për “Revista Class”, Rozana është pyetur nëse partneri i saj është romantik e nëse e surprizon.

“Kam preferuar ta mbaj larg vëmendjes së publikut partnerin tim. Dhe më duket një gjë e pa drejtë të flas për gjërat që ai bën apo nuk bën në raport me ne.

Fakti që ai ka zgjedhur një person publik si unë sigurisht nuk e bën të padukshëm, por jeta më ka mësuar se gjërat tona duhet të jenë vetëm tonat. Duhet të mjaftoheni vetëm me Rozanën në skenë, jashtë skene preferoj t’i kem dyert e mbyllura”, është shprehur Rozana.

E pyetur sa e do partnerin, këngëtarja është përgjigjur: “Nuk e dua dashurinë me fjalë”.

Loading...