Rozana Radi vargje prekëse për kampionin shqiptar të boksit: “Vetëm një mollë fiton medaljet”

Boksieri Klevis Çelaj u shpall kampion në kategorinë “Elite” për të rritur për peshën 52 kg në kampionatin kombëtar të mbajtur në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet në datën 7 nëntor.

Kampioni nga qyteti i Vlorës stërvitet në kushte aspak të ngjashme me ato të kundërshtarëve të tij, ku pajisjet e tij stërvitëse janë vetëm: Një thes boksi, dorashkat dhe litari, pavarësisht se vetë ky sportist stërvitet në natyrë.

Por deklarata e tij gjatë një intervistë mediatike, se ka marrë shpërblim 140 mijë lëkë edhe pse ka dalë kampion dhe jeta e tij ne familje eshte ne kufijte e mjerimit, ka sjelle reagim edhe te personazheve te njohur te ekranit

“Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë.

Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara”, ka thënë kampioni i boksit, i cili ka shpërthyer në lot gjatë emisonint.

Nderkohe, kengetarja dhe tekstshkruesja Rozana Radi ka postuar nje foto te tij ne Instagram dhe pyet “Si t’ja bejme per te jetuar?”.

Ja postimi i plote i saj dhe disa vargje prekese:

Loading...