Katër ditë pas hu mbjes së djalit, familja e Klodian Rashës ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dh imbja e tyre të mos thellohet më tej me pad rejtësi të tjera.
Top Channel ka siguruar këtë letër, për të cilën një nga anëtarët e familjes Rasha i konfirmoi se ajo është letër publike për të gjithë shqiptarët.
Në letër, anëtarët e familjes Rasha shkruajnë se “pamë me shumë keqardhje dje po licin e p lagosur në sy dhe ndjemë dhi mbje për prindërit e tij”.
Kështu nis letra publike e familjes së 25-vjeçarit, vr asja e të cilit ka ngritur në këmbë mijëra vetë në p rotesta që janë përshkallëzuar prej tri ditësh në dhunë.
“Ato që po shohim pas hu mbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë. Po na e thellojnë pl agën tonë të jashtëzakonshme”.
“Djalit tonë”, shkruhet më tej në letër, “ia mori jetën ar ma e një p olici”.
Ndaj familja kërkon drejtësi deri në fund.
“Por rr ëmujat në emër të djalit dhe pl agosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit në po lici nuk sjellin dr ejtësi, por vetëm pad rejtësi të tjera”.