Rrahu me të vëllanë ish-juristin e Hipotekës, e shkuara e errët e biznesmenit që u vra sot në Vlorë

Zbulohet një tjetër ngjarje ku ishte i implikuar 40-vjeçari i vrarë ditën e sotme në Vlorë Bledar Birçaj. Burime bëjnë me dije se në 21 Dhjetor 2010 ai së bashku me të vëllanë Elton Birçaj kanë dhunuar ish-juristin e hipotekës së Vlorës me inicialet F.H.

Për këtë ngjarje dy vëllezërit janë proceduar në gjendje të lirë. Shkak i kësaj ngjarje është bërë, problemet që ata kanë pasur me dokumentacionin në një pronë që ndodhet në qytetin e Vlorës.
Më pas Birçaj, është arrestuar dhe në 27 janar 2011 nga policia dhe prokuroria e Vlorës pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”.

Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45 ditor dhe më pas në 9 mars 2011, gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në fund të procesit ai kishte përfituar dhe dëmshpërblim për shkak të akuzës së padrejtë./lajmifundit

Loading...