Rrëfehet Atdheu i Përputhen: ‘Jam fans i Donaldit, por Big Brother VIP e fiton…’

Gjatë mbrëmjes live të së martës të reality show-t më të famshëm në Shqipëri, Big Brother Vip, Antonela ‘ka plasur bombën’ duke thënë se ‘molla e sherrit’ midis saj dhe Arjolës është dikush jashtë, dhe ai është Atdheu, ish konkurrent i ‘Për’Puthen’!

Antonela tha se për shkak të Arjolës ajo ka pasur një debat me ish konkurrentin e ‘Për’Puthen” dhe se në këtë mes është futur edhe motra e Arjolës.

Në anën tjetër, aktorja thotë se ka një miqësi me Atdheun që prej 6 vitesh dhe është njohur me të në Kosovë, ndërsa deklaron se nuk ka asgjë më tepër se sa miqësi mes tyre!

I pyetur për të gjithë këtë situatë, i ftuar në Wake Up, Atdhe Xheravina, tha se Arjola është një mikeshë shumë e mirë e tij dhe se do e mbështesë deri në fund.

“Arjolën e kam shoqe, do e mbështes deri në fund, kur kam ardhur këtu ishte e vetmja që më ka mbështet. Unë për vete e kam mbyll si muhabet këtë diskutim, edhe postet në Instagram që i kam bërë ishin mbështetje për Arjolën, por Antonelën nuk e kam hedh poshtë, as kunjë, asgjë. Edhe ajo pjesa e famës , është e përgjithshme, unë nuk e kam përmend emrin e Antonelës asgjëkundi. Unë mendoj që është ngatërruar Përputhen me Big Brother, se Antonela kur acarohet vjen një pikë që s’di ça thotë. Në Big Brother nuk do futesha se kam dhe nënën sëmurë, por një natë për sqarim po ”, tha ai.

I pyetur se a ka diçka me Bora Zemanin, ai tha se mes tyre nuk ka asgjë, madje nuk janë më as miq.

“Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe cënohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq , asgjë fare”, tha Atdheu.

Në fund Atdheu dha dhe mendimin e tij se kush do e fitojë BB VIP.

“Donaldi është lojtar i fortë, jam fans i tij, është finalist por jo fitues, se Arjola do fitojë”, tha ai.

Loading...