Detektivja Shkënda Lili ka treguar se gratë e politikanëve janë ato të cilat e punësojnë më tepër për të investiguar bashkëshortët e tyre.
Sipas saj kërkesat më të larta për të hetuar, janë ato për tradhti tek personat e njohur për publikun, kryesisht VIPA, politikanë e biznesmenë.
“Tradhtitë marrin fokusin kryesor të investigimit në Shqipëri dhe kryesisht janë femra. Më tepër më kontaktojnë familjarë”, thotë detektivja Shkënda Lili për emisionin “ N’kohë”.
Pjesë nga Intervista:
Personalitete, emra të njohur ka?
Shkënda Lili: Vipa, biznesmen dhe gratë e tyre kryesisht.
-Politikan?
Shkënda Lili -Mos më ngacmo, mund të kem në fokus politikan por jo se politikanët vijnë te unë. Janë gratë e politikanëve më tepër. Por kërkesa kam edhe për adoleshent, prindërit për fëmijët që kanë ndryshuar sjellje, ose edhe partneriteti në biznese.
Kaq shumë kërkesa ka?
Shkënda Lili- Ka realisht shumë kërkesa, raste shumë ka edhe me personat e humbur.
Por sa zgjat investigimi për një rast tradhtie?
Shkënda Lili: Kryesisht një çështje tradhtie nuk zgjat shumë, 1 javë 2, ndërsa ka çështje të tjera që shkojnë deri në disa muaj.