Modelja e njohur Françeska Jaçe është rikthyer në tregun mediatik me plane të reja për jetën e saj. Ish-protagonistja e “Big Brother” ka realizuar një set të ri fotosh artistike me ngjyra dhe bardhë e zi.
Imazhet, që nxjerrin pah linjat e modeles, janë realizuar nga lartësia e ndërtesave gjigante të New York-ut dhe vijnë si një set ekskluziv për “Panorama Plus”.
Këto foto u paraprijnë planeve të reja që Françeska ka për jetën e saj personale dhe atë në karrierë. Për “Panorama Plus”, Françeska ka treguar se po përgatitet të hyjë në merkaton televizive të sezonit të ri që vjen, pra, me një emision të sajin.
Ky program pritet të hyjë në garën e konkurrencës televizive, të formateve që moderohen nga vajzat më ndjekura të momentit. Ndërkohë, hyrjen e saj në botën e medias në vjeshtë, ajo e inaguroi me shfaqjen si moderatore e “Miss Universe” pak ditë më parë, skenë në të cilën u rikthye pas 7 vitesh.
“Miss Universe Albania & Kosovo” u mbajt në dy netë speciale, më 8 dhe 9 korrik, ku natën e parë u prezantuan konkurrentet dhe u dhanë çmimet speciale, dhe në natën e dytë u mbajt finalja e madhe, drejtuar nga Franceska Jaçe bashkë me Ardit Roshin e Cindy Marinën.
Ndërkohë, Françeska vazhdon paralelisht punën me biznesin e saj, një agjenci udhëtimesh që i jep mundësinë të shëtisë botën sa më shumë. E ftuar në “Top Arena”, ajo pyetjes se kush ia sponsorizon pushimet, tregoi se të gjitha janë mundësitë krijuara nga agjencia e udhëtimeve që ajo ka.
Pyetjes se përveçse ke një agjenci udhëtimesh, ti shkon sa në Dubai, sa në Miami, kush i sponsorizon këto?, Françeska iu përgjigj: “Sigurisht që agjencia e udhëtimeve. Plus që ti e di ne që jemi influencer në ‘Instagram’, nëse dërgojmë një e-mail disa bonuse mund t’i kemi të paktën në diskount, ose hotelin gratis. Pastaj çik familja, çik nga udhëtimi, çik nga vetja do harxhojmë pak më shumë seç e kishim planifikuar”.