Rrëfehet gruaja që denoncoi ish-ministrin shqiptar për ngacmim seksual: ‘Mbylli derën dhe nisi të më prekte’

Ish ministri i Shëndetësisë Numan Baliqi është përfshirë në një skandal seksual kur shërbente në Spitalin e Pejës ku dyshohet se ka ngacmuar një nënë 23 vjecare që kishte shtruar vajzën. Pasi vizitoi vajzën, ai e ftoi nënën në zyrën e tij me justifikimin se do i tregonte pajisje për shërimin e vajzës e cila prej 16 ditësh qëndronte në spital.

Ndonëse tentoi të largohej, nuk ia doli pasi mjeku e mbylli brenda me zor. “Më kapi përdore dhe më mbylli brenda me zor. E mbylli derën dhe fiku dritën. I thashë hape derën se thirra sigurimin. Siç isha shtrirë, tha dua të bëj matjen e pulsit të zemrës dhe tensionit. Më kapte, duke më ledhatuar. E shtyva, hapa derën dhe ika”, tha ajo.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore, Shkodran Nikci duke thënë: “Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm s*ksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Kujtojmë se në muajin shkurt të vitit të kaluar, Baliq ishte pezulluar nga puna, për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë për ngacmimi seksual.

Loading...