Rrëfehet me lot në sy bashkëshorti i pastrueses hajdute: Nuk i dija vjedhjet e saj, unë kam qenë polic

Pastruesja Rezarta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi janë arrestuar ditën e djeshme pasi kanë vjedhur më shumë se 500 mijë € në banesën e Alda Klosit.

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses gjatë një interviste televizive ka treguar se nuk ishte në dijeni të vjedhjeve të gruas dhe djalit.
Me lot në sy, ai shton se gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë.

Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vrasë të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë.

Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic.

Loading...