Rrëfehet Zogu i Tiranës: Asnjë femër s’është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë

Nuk jam gay, asnjë femër s’është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë”.

Hermes Nikaj ishte mësuar që ta niste ditën herët në mëngjes në televizion dhe ta vazhdonte mes miqve të famshëm dhe angazhimeve të tij.
Por gjithçka ndryshoi kur rreth një vit më parë ai u arrestua nga policia, për akuzat “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.
Pas tre muajsh në burg, prezantuesi sot është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në intervistën e tij dhënë për “Bluetooth”, 26-vjeçari tregon sesi ndryshoi jeta e tij, nga një i famshëm i padënuar më parë, në prishjen e imazhit, për një akuzë që sipas tij nuk qëndron.

Prej muajsh në “arrest shtëpie”, si po shkon, si e kalon kohën?

Gjithçka po shkon mirë. Tashmë prej 6 muajsh ndodhem në ‘arrest shtëpie’, i izoluar në apartamentin tim.

Kohën e lirë me familjen, pasi momentalisht po jetoj me prindërit. Gjithashtu edhe me vizitat nga miq, kolegë e dashamirës të shumtë.

Por edhe me gatime, duke qenë se jam edhe një kuzhinier shumë i mirë.

Mendoni se e gjithë çështja juaj është një padrejtësi që ju është bërë?

Lirshmëria ime e jetesës është përdorur dhe keqpërdorur nga ana e policisë për të iniciuar një vëzhgim dhe më pas një përgjim, me pretendimin se isha duke konsumuar një vepër penale.

Unë dua të them se gjithçka ka ndodhur me dëshirë dhe në asnjë rast nuk ka pasur dhunë fizike apo psikologjike, mashtrim, detyrim apo përfitim.

Tani që ka kaluar kohë nga ngjarja, keni diçka për të shtuar?

Dua të shtoj se gjithçka është shtrembëruar dhe hiperbolizuar nga mediat.

Theksoj se askush nuk është ankuar apo dëmtuar nga veprimet e mia, apo të bënte kallëzim ndaj meje.

Fakti penal për të cilin akuzohem, natyrisht që është pjesë e gjykimit paraprak, ku unë kam dhënë shpjegimet e mia nëpërmjet mbrojtësve të mi ligjorë, por dua t’ju them edhe një herë se nuk kam asnjë lidhje me akuzat që më atribuohen.

Çfarë keni për të thënë për arrestimin tuaj në një hotel në shoqërinë e një tjetër mashkulli?

Po, është e vërtetë, jam ndaluar në ambientet e një hoteli së bashku me një mikun tim të njohur prej kohësh dhe pa asnjë interes.

Nuk e kuptoj pse duhet theksuar kaq shumë fakti që isha në shoqërinë e një mashkulli. Akoma s’arrij ta kuptoj pse u lakova kaq shumë për këtë fakt!

Është aluduar shumë edhe për prirjen tuaj seksuale; përfundimisht Hermesi, preferon femrat apo meshkujt?

Përfundimisht Hermesi preferon njerëzit. Unë nuk jam gay. Është e ditur publikisht marrëdhënia ime me ish-partneren Angela.

Çfarë ka për të dyshuar?! Asnjë femër nuk është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë, ndaj nuk mund të më akuzojnë si gay.

Fakti që unë jam tip avangard dhe më pëlqen të eksploroj, nuk ka pse t’i çojë të tjerët në aludime.

Orientimi seksual është diçka personale dhe nuk ka pse të trajtohet më si çështje tabu.

Keni humbur miq pas kësaj historie, ka pasur nga ata që nuk ju kanë ngritur më telefonin?

Do të thosha që kam njohur miqtë e mi të vërtetë. Më janë hapur sytë për shumë njerëz. Unë nuk kam telefonuar askënd, miqtë e vërtetë më janë gjendur pranë, si në këtë situatë, ashtu edhe në shumë të tjera që kam kaluar gjatë viteve të jetës dhe karrierës sime.

Mendoni të riktheheni në ekran pasi gjithçka të marrë fund?

Sigurisht që po! Sapo të marrë fund “arresti i shtëpisë”, jam në pritje të kalimit në ‘detyrim me paraqitje’.

Kam pasur disa oferta të mira dhe e kam ndarë mendjen se ku do filloj, por le ta lëmë surprizë. Kur lexoj mesazhet inkurajuese të ndjekësve të mi, mbushem me forcë.

Nuk ka ditë që nuk më shkruajnë se i mungoj ekranit. Ndaj dua të mbyllet një orë e më parë kjo çështje e të vërtetohet pafajësia ime, si dhe të jem sa më shpejt në ekran për t’iu dhuruar pozitivitet shqiptarëve.

Si do ta përshkruanit eksperiencën tuaj në burg, çfarë ju mungonte më shumë nga jeta jashtë?

Jeta në izolim ishte depresive, sidomos për një njeri aktiv si unë. Ishte si një makth, nuk e besoja dot se isha i përfshirë në një çështje të tillë.

Por si familja, miqtë i dhashë kurajë dhe vetes, duke thënë se kush të njeh e di që nuk je kështu dhe se shumë shpejt do të dalë në dritë e vërteta kaq e mundimshme.

Por nuk mund të lë pa falënderuar të gjithë stafin e “313”-ës si dhe të izoluarit, të cilët më kanë trajtuar me shumë respekt dhe dashamirësi.

Si është jeta juaj sot?

Jeta ime sot ka ndryshuar 360 gradë. Është më e qetë dhe gjithmonë në pritje të një gjykimi të drejtë dhe nxjerrjes në dritë të së vërtetës.

Jam me sytë nga Zoti. Më duhej një fazë reflektimi dhe ja ku ndodhi. Pas kësaj, sigurisht që e kam marrë më seriozisht jetën dhe nuk dua të çoj dëm asnjë minutë.

Më vjen keq që vazhdoj ende në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, pasi njihem nga të gjithë si qytetar i rregullt dhe njeri i medias.

Unë nuk paraqes rrezikshmëri shoqërore (i padënuar më parë dhe pa asnjë precedent penal) dhe s’ka më sens të vazhdoj të qëndroj i mbyllur.

Loading...