Rrëfimi drithërues i italianes që humbi nënën/ ‘Do të të sjell një lule. Ndoshta një trëndafil të kuq, por nuk e di kur dhe ku. Nuk e di ku të kanë varrosur’

Alessandra humbi nënën për shkak të koronavirusit.

Në “Facebook”, ajo bëri një postim drithërues, ku thotë se nuk i di as varrin ku prehet e qetë, për shkak se numri i viktimave është shumë i lartë.

“Do të të sjell një lule. Ndoshta një trëndafil të kuq, por nuk e di kur dhe ku. Nuk e di ku të kanë varrosur.”

Ajo nuk arriti dot të qante në arkivolin e nënës së saj për shkak të rregullave prej koronavirusit.

Loading...