Në dosjen e prokurorisë, e cila argumentoi kërkesën për masën “arrest me bu rg” për Bajram Tushën, pranuar nga gjykata sot, thuhet se vajza është abu zuar që në moshën 9-vjeçare nga Bajram Tusha.
E mitura ka rrëfyer se Bajrami ka abu zuar me të në banesën e tij, në fshatin Metoq.
Vajza ka pohuar se Tusha e ka detyruar vazhdimisht të kryejë marrë dhënie sek suale në shtëpinë e tij dhe në të sajën, ndërsa kjo histori ka zgjatur deri kur ajo mbushi moshën 15-vjeçare. Në dosjen e prokurorisë thuhet:
“Tusha e ka prekur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi ajo e ka kundërshtuar ai e ka god itur dhe me pëllëmbë.
Por një ditë ai arriti përmes dhu nës të abu zonte me të miturën në dhomën e gjumit të saj, gjatë kohës që jetonin me qira në shtëpinë e Bajram Tushës.
Ai i tha mos i thuaj njeriu, se do ta vr iste. Kjo ka ndodhur dhe herë të tjera, madje dhe kur u larguan nga shtëpia e tij, pasi familja e saj shkoi të banonte në banesën e vajzës së 72 vjeçarit”.
Më tej në kallëzimin e saj 17-vjeçarja ka dëshmuar se edhe dy persona të tjerë kanë abu zuar me të, të dy të njohur të familjes. Para një viti ka abu zuar me të një 63-vjeçar nga fshati Shelegar, ndërsa i dyti është 54 vjeç dhe banon në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Në dosje citohet konkretisht: “Në përfundim vajza ka deklaruar se këtë ngjarje nuk do ta kishte deklaruar për shkak të frikës, por pasi ka njohur të dashurin e saj, ai e ka bindur që të den onconte këtë ngjarje”. Lidhur me këtë ngjarje është pyetur edhe mësuesja e 17-vjeçares.
Ajo ka thënë se Bajram Tusha vinte shpesh me të atin e vajzës dhe madje është zënë me një nxënës që nga cmoi 17-vjeçaren.
Mësuesja ka thënë po ashtu se 17-vjeçarja ka qenë objekt bull izimi në klasë, kryesisht nga djemtë që vinin nga fshati i saj, Gjashtë. Arsyen konkrete se përse ata e ngac monin ajo nuk e ka ditur dhe kur kur ka pyetur 17-vjeçaren, nuk i ka dhënë shpjegime.
Po ashtu për ngjarjen janë pyetur edhe tre të akuzuarit. Në dosje thuhet se: “Bajram Tusha i ka pranuar pjesërisht të dhënat e pretenduara nga kallëzuesja”./abcnews.al