a Një Mesazh Për Ty” nga emisioni “E Diela Shqiptare” në Tv Klan mirëpriti në studio Leonorën, e cila vjen nga shumë larg. Prej 16 vitesh, ajo jeton në SHBA, në qytetin që nuk fle kurrë, Las Vegas. Ajo e nis rrëfimin e saj me një histori sa të trishtë, aq edhe të veçantë. E fejuar me mblesëri në moshën 19-vjeçare, ajo gjeti në shtëpinë e bashkëshortit një fëmijë, një djalë të cilin e deshi shumë, të cilit iu bashkua edhe vajza që Leonora lindi.
Pas disa vitesh, divorci i saj nga bashkëshorti e la pas me tre fëmijë, një djalë dhe dy vajzat e saj, por për Leonorën nuk ka asnjë ndryshim, ajo thotë se ka tre fëmijë.
Ardit Gjebrea: Më trego pak për jetën tënde këtu, përpara se të shkoje atje.
Leonora: Fillimisht jam motra e 4 vëllezërve dhe në moshën 19, fejohem.
Ardit Gjebrea: Me dashuri?
Leonora: Jo, me mblesëri.
Ardit Gjebrea: I fejuari im kishte nga martesa e parë një djalë, atë fëmijë e donim shumë dhe që vitin e parë solla në jetë vajzën e madhe. Nga djali i martesës së parë që kishte burri nuk kisha asnjë lloj problemi.
Leonora: Ai jetonte me ju?
Ardit Gjebrea: Erdhi pas një viti.
Leonora: Ishte fëmijë i vogël, 3-4 vjeç, por donte të rrinte te familja e të atit.
Ardit Gjebrea: Nuk e mbajti e ëma, e mbajtët ju?
Leonora: E ëma e kishte në dokument.
Ardit Gjebrea: Por ai donte që të jetonte me ju?
Leonora: Po, pasi lindi dhe vajza ai ishte shumë i afruar me motrën e tij. Pas tetë vjetësh, kam lindur vajzën e dytë.
Ardit Gjebrea: Po të të pyes unë, sa fëmijë ke ti?
Leonora: Tre.
Ardit Gjebrea: Edhe sot tre?
Leonora: Tre dhe dy nipër.
Ardit Gjebrea: Edhe pse u divorcove nga burri, ti prapë thua tre fëmijë?
Leonora: Po, patjetër.
Ardit Gjebrea: Pra, ti nuk je më me bashkëshortin tënd dhe djalin e tij ti e konsideron si djalin tënd?
Leonora: Ai zgjodhi të rrinte me mua.
Ardit Gjebrea: Si me ty?
Leonora: Me mua, në të njëjtën familje.
Ardit Gjebrea: Vajzat i kuptoj, por edhe ti kur u divorcove, djali vendosi të rrijë me ty?
Leonora: Po, babai i tyre u largua nga ne.
Ardit Gjebrea: Dhe sot e kësaj dite jeni bashkë, me djalin e ish-bashkëshortit?
Leonora: Po.
Së bashku me Leonorën, në shtëpinë e saj në Las Vegas bashkëjetojnë Ledioni me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre./tvklan.al