Rrëfimi i nënës së Eglantina Bucit: 8 vite më parë vajza erdhi më takoi, qëndroi 2 ditë me mua, s’e pashë më

Rreth viteve 2003-2004 ka qenë kontakti i fundit që nëna, Nafija ka pasur takimin e fundit me vajzën e saj Eglantina Buci.

Eglantina ka shkuar dhe e ka takuar nënën e saj që jetonte te daja, pas ndarjes nga babani në 1990. Ajo ka qëndruar 2 ditë në atë shtëpi dhe ng ai moment, referuar dëshmisë së nënës, nuk ka ditur asgjë për fatin e vazjës.
“Prej vitesh banoj me vëllanë Xh.D në Laknas të Tiranës. Jam divorcuar nga ish-burri Faiku që në vitin 1990. Me Faikun kam 4 fëmijë, Shkëlzen Buci,Elona Buci, Eglantina Buci dhe Ardjan Buci, i cili ka vdekur në vitin 2017 nga një sëmundje e rëndë. Pas divorcit kam marrë mbiemrin e vajzërisë. Fëmijët kanë qenë në kujdestarinë e Faikut.

Djali Shkëlzen Buci, ndodhet në burg prej vitit 2017, për vrasje, por nuk di më shumë për të. Vajza Elona Tufa Buci është e martuar dhe banon me familjen e saj në Babrru. Për vajzën tjetër, Eglantina Buci, nuk kam asnjë dijeni prej më shumë se tetë vjetësh, diku nga viti 2011-2012. E kam takuar për herë të fundit para rreth 8 vjetësh, kur Eglantina erdhi tek shtëpia në Laknas dhe ka qëndruar për dy ditë.

Nuk e di se ku ndodhej Eglantina dhe çfarë bëhet me të. Kam folur dhe me vajzën tjetër Elonën, por sërish edhe kjo e fundit nuk ka qenë në dijeni për fatin e motrës së saj”, mësohet të ketë thënë nëna.

Loading...