Gazetarja Suela Demiri ka bërë një rrëfim të pazakontë në rrjetet sociale, duke treguar atë çka i ka ndodhur sot teksa ishte ftuar në kafe nga një shoqe, të cilën kishte dy muaj pa e takuar.
“E pabesueshme ajo që më ndodhi mua, sot. Ulem në kafe me një shoqe, dy muaj pa e takuar pasi këmbënguli me telefonata dhe më ftoi. Disa herë e vura re që e drejtonte telefonin sikur po më filmonte e disa herë e mohoi dhe unë e besova se kuptohet ishte përtej fantazisë që shoqja ime të më regjistrojë. Deri sa pa dashje ajo bëri playback dhe dëgjova zërin tim…” – shkruan moderatorja e njohur.
“Po flisnim për jetën time, problemet e mia, vajzën time. Bisedë tejet private që ajo po ia dërgonte një të treti.
Nuk munda dot t’ia fshi nga celulari. Ajo është fizikisht më e fortë se unë, por edhe shumë më agresive. Po fshihte personin kujt po ia dërgonte.
Ndihem e neveritur, e tradhëtuar, e mashtruar! Si ka mundësi që shoqja jote e afërt të spiunon?! E ndiej veten si personazh telenovele. Kaq poshtë kemi rënë si popull?! Ulemi të pimë kafe me miqtë dhe ndizen kamerat dhe mikrofonat???? Nuk ka më kod sjelljeje?? Etikë? Moral? Besë? Buka që ndajmë, kafja që pimë etj, etj.. !”
Në përfundim Demiri del edhe në një përfundim:
“Sa bukur e nisa të hënën! Shpall botërisht që Enver Hoxha nuk kishte faj, ne jemi një popull spiunësh. Më erdhi në mend komshia ime me telefon në pallat që në komunizëm telefononte te Radio Korça e thoshte: “Mos e merrni Suelën se e kishte gjyshin bej” dhe pas 90tës, telefononte e thoshte: “Mos e merrni Suelën në Radio se e kishte babain oficer”!
Tani e tutje kush ulet ne kafe me mua duhet të fikë celularin. U bëra përgjithmonë me hije…”