Rrëfimi i të ndjerit Koço Devole disa muaj më parë: Sulejman Pitarka më tha që nuk do të bëhem kurrë aktor

Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Koço Devole, ka vendosur në zi artin shqiptar. Aktori ishte shtruar prej ditësh në spital pasi ishte infektuar me COVID-19.

Më datë 31 tetor, ai doli nga ambientet e spitalit, për ta vijuar trajtimin në shtëpi. Por shpejt gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, kjo si rrjedhojë e leucemisë, sëmundje të cilën e ka pasur më herët.

Për trajtim më të specializuar ai u drejtua përsëri për në spital dhe pas disa ditësh në intubim ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të diele (datë: 8 nëntor). Emisioni “E Diell”, i kushtoi hapësirë televizive një interviste që drejtuesi i emisionit Edi Manushi kishte realizuar me Koçon disa muaj më parë.

Asokohe aktori tha se në vogëli i ishte propozuar roli i “Colit”, në filmin e prodhuar gjatë realizmit socialist, “Debatik”. Mirëpo aktori zbuloi se nëndrejtori i atëhershëm i Kinostudios, Todi Bozo, tha për të që ishte shumë i madh për personazhin e menduar nga ata.

Gjithashtu një gjë të tillë ia kishte transmetuar dhe mjeshtri i madh Sulejman Pitarka, duke e qetësuar që të mos mërzitej dhe kur të rritej të konkurronte në Liceun e Arteve për aktrim. Kur arriti në moshën e duhur, Koço thotë se shkoi dhe konkurroi në Lice, por fatkeqësisht nuk fitoi.

Për ironi të fatit, në juri ishte pikërisht Sulejman Pitarka, i cili i kishte Koços se ai nuk mund të bëhej kurrë aktor.

Loading...