Ajo tregoi se u martua me Taulantin në vitin 2016 dhe vendosi të largohet nga kryeqyteti e të jetojë bashkë me të në fshatin Miras, në rrethin e Devollit.
Ai luante bixhoz dhe me dhjetëra herë kishte vjedhur lekë në shtëpi, por gjithçka i mbahej e fshehte Albanës.
Ata u bënë prindër me dy fëmijë, por sjellja e tij nuk ndryshoi, përkundrazi debatet u bënë akoma dhe më të forta.
E reja tregoi se vjehrri, vjehrra, bashkë me të shoqin, e kanë dhunuar për të disatën herë dhe ajo është larguar nga banesa, e më pas ka shkuar ka bërë denoncim në polici. Që nga ai moment ata i kanë mbyllur derën, duke mos e lejuar më që ajo të takojë e të marrë 2 fëmijët e mitur.
Albana kërkon t’i japë fund martesës dhe të marrë djalin dhe vajzën. Por, në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur”, vjehrri i saj tha se Albana nuk do të mund t’i marrë fëmijët në asnjë mënyrë, ndërsa shtoi se nusja ka dhunuar bashkëshorten e tij, duke e gjakosur, dhe se kjo e fundit kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.