Rrëfimi i trishtë i të moshuarës: ‘Më kë.rcënon me th.ikë’

Ajo ishte e shqetësuar së shumti pasi prej vitesh kishte konf likte me bashkëshortin e saj 72 vjeçar.

Konf liktet mes çiftit kanë nisur shumë vite më parë, kur ata bënë martesën e vajzës së tyre, ceremoni e cila i la me vështirësi të shumta ekonomike.

Në këto kushte duke mos gjetur gjuhën e përbashkët bashkëshorti i nënë Eminesë, Mustafai, u largua në drejtim të vajzave, ku jetoi dhe punoi prej më shumë se 12 vite tek ata. Kur u kthye ai jetonte brenda një shtëpie me djalin dhe gruan Emine, por në dhoma të ndara. Emineja shprehet në studio se është kërc ënuar shpesh nga i shoqi me thi kë, gjithashtu ai sistematikisht e ofe ndonte me fjalë banale, ku më të shpeshtat sipas saj janë etiketimet “ku**ë”.

Këto u konfirmuan dhe nga i biri, i cili ndërhyri gjatë emisionit në një lidhje live. Djali i Eminesë, pretendon se problemet kanë nisur pasi babai influencohet shumë dhe nga fjalët e fshatit.

Ai beson se të gjithë problemet në familjen e tyre nisin nga kjo.

“Unë jetoj në dhomë me djalin dhe burri qëndron në një dhomë tjetër. Por djali i thërriste herë pas here dhe ai po ashtu. Një ditë isha duke punuar tokën pranë ullinjve dhe bashkëshorti erdhi dhe më thërriti dhe më kërc ënoi.

Vazhdimisht më shante, aty e nxirrte inatin. Pas kësaj vendosa që ta de noncoja në polici, por erdhi djali dhe më ndaloi ta bëja një veprim të tillë.

Në momentin që i thash djalit, bashkëshorti, Mustafai, pushoi një farë kohe por më pas gjendja filloi përsëri si më parë. Ai merrte orenditë shtëpiake dhe i hidhte nëpër shtëpi, unë përpiqesha t’i fshihja që mos ta bënte një veprim të tillë.

Në një moment Mustafai u sëmur dhe kërkoi ndihmën e nipi të tij për të shkuar në spital. Djali shkoi ta vizitonte por ai refuzoi ta takonte. Kur erdhi në shtëpi pasi doli nga spitali, unë i bëja ushqim që të hante dhe ai ankohej për gjellën që unë i përgatisja. Ai gjithmonë më shanë “Kurvë”, u shpreh nënë Emineja.

Nga krahu tjetër në një lidhje direkte në studio ndërhyri dhe djali i nënë Eminesë. Ai u shpreh se është i sëmurë dhe prej sëmundjes është detyruar që të kthehet nga emigrimi në Greqi. Për sa i përket situatës me babain, djali tha se babai i tij influencohet nga fjalët e personave të tjerë në fshat. Ata sipas djalit vazhdimisht shprehen se Emineja duhet të qëndrojë me Mustafain dhe jo me djalin.

“Unë kam vite që vu aj nga Hernie Diskale. Në kohën që unë kam qenë emigrant në Greqi kam pasur dh imbje tek pjesa e fund-shpinës, nuk kisha fuqi të punoja dhe kisha shumë dh imbje. Isha në Elbasan në momentin që mamaja është kon fliktuar me babain.
Sapo e mësoj se çfarë ka ngjarë shkoj menjëherë në shtëpi dhe shikoj mamanë që po drejtohej drejt policisë për të d enoncuar babain. Unë e qetësova dhe e ndalova që të bënte një veprim të tillë. Babai influencohet shumë nga fjalët e fshatit, përpos vështirësive ekonomike kjo është dhe një tjetër shqetësim. Vazhdimisht babait i thonë që mama Emineja duhet të qëndroj me të dhe jo me mua”, u shpreh djali./tch

Loading...