27-vjeçarja, me emrin Adriana e cila është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka bërë sot një rrëfim tronditës. Vajza ka rrëfyer se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues i fesë islame që abuzonte me to.
Gjatë emisionit “Dua të të bëj të Lumtur” në Top Channel, Adriana tha se mësuesi i fuste në bodrum, i rreshtonte fëmijët e vegjël dhe zbuzonte sek.sualisht me to.
“Kishim një mësues të fesë islame, dhe abuzonte seksualisht me ne të gjitha. Ishim nga 10-14 vjeç. Ai na fuste në bodrum te shtëpia e fëmisë dhe na rreshtonte. Na trembte me fantazma dhe na dhunonte.
Abuzonte me të gjitha ne, thoshte ‘çfarë do i bëj fëmijës së parë do u bëj të gjithave’. Nuk kishim ku të denoncimin, ishim të pafuqishme”, u shpreh Adriana.
Adriana tregoi se ishte rritur në shtëpinë e jetimores në Shkodër dhe se në moshën 12-vjeçare, roja i jetimores kishte abuzuar se*sualisht me të për një kohë të gjatë. Ajo rrëfeu se roja e kërcënonte me jetë nëse do t’i tregonte dikujt për veprimet e tij, por Adriana zbuloi se të gjitha vajzat e në kësaj jetimore abuzoheshin se*sualisht. Sipas rrëfimit të Adrianës, në jetimore nuk ishte vetëm roja që ushtronte dhunë se*suale e fizike, por edhe mësuesit e kujdestarët.
Përgjatë gjithë fëmijërisë së saj, Adriana ishte abuzuar seksualisht derisa kishte mbushur moshën 18-vjeçare dhe ishte detyruar që të largohej e të shkonte në konviktin e vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër. Në këtë konvikt vajzat më të mëdha në moshë se Adriana ishin shndërruar në tutore duke i detyruar të tjerat që të kryenin marrëdhënie se*suale kunddrejt pagesës. “Ato fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore të caktuar më rrihnin, më linin të flija nëpër korridore!”.- ishte rrëfimi shokues i Adrianës.
Gjatë rrëfimit të Adrianës u zbulua se ajo nuk kishte duruar më gjendjen në të cilën ndodhej dhe kishte shkuar të denonconte në vitin 2015 përdhunimin që i ishte bërë, por fatkeqësisht polici që e kishte pritur kishte abuzuar se*sualisht me të. Menjëherë pas këtij episodi stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte dorëzuar në Prokurori dosjen e Adrianës sëbashku me rrëfimin e saj, për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e ndodhur.