Rrëfimi tronditës i aktorit shqiptar: Shokët e klasës në Greqi më urinonin në çantë

Aktori shqiptar i serialit “Show”, Giannis Apergis, ka rrëfyer jetën e vështirë që ka kaluar në Greqi pas largimit nga Shqipëri. Sipas medias greke “Protothema”, ai ka treguar se është përballuar me racizëm dhe ngacmime për shkak se ishte shqiptar.

Apergis, ka treguar se ka shkuar në Greqi, si fillim pronarët i kanë thënë që kishin një shtëpi në dispozicion, por më pas kur kanë marrë vesh se ishin shqiptarë, i kishin nxjerrë jashtë. Si pasojë ishin detyruar të flinin në stola për më shumë se një javë.

“Unë vij nga Gjirokastra, jam shqiptar. Kam ardhur në Greqi në qershor të viti 1995, isha 5 vjeç. Në fillim pronarët e shtëpisë që morëm me qera na thanë “ne kemi një shtëpi” dhe kur ne u thamë se ishim nga Shqipëria, na kërkuan të largoheshim. Për një javë jetuam në stolat e parkut,”-ka thënë ai.
Ndërsa më tej ka rrëfyer edhe lidhur me problemet me të cilat ishte hasur në shkollë, duke bërë me dije se studentet e tjerë, urinonin në çantën e tij pikërisht sapo morën vesh se ishte shqiptar.

“Në shkollën fillore ata urinonin në çantën time. Nëna ime ishte e frikësuar, ndërsa mësuesi iu thoshte nënave të tjera se “faji është i shqiptarit”. Një ditë i tha nënës time se do të përfundoja në burg. Kjo është gjithçka që kujtoj nga shkolla,”-ka treguar ai.

Loading...