Rrëfimin tro.nditës i shqiptarit “Toni Montana”

I pagëzuar nga mediat britanike si “Toni Montana”, Mane Driza i cili akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mones në vitin 1999 në Londër, me të cilin ndante apartamentin, ka rrëfyer para gjykatës momentin e sulmit.

Ai tha se e kishte vrarë shokun e tij për vetmbrojtje, pasi sipas tij Stefan Bledar Mone ishte paguar nga të tjerë për ta eleminuar.

Në ditën e vrasjes, Driza tha se Mone kishte shkruar drejtë tij me një shkop bejzbolli dhe një thikë. Pas kësaj ai thotë se ka humbur kontrollin dhe nuk mbanë mend se çfarë ka ndodhur.

“Pashë shumë gjak dhe humba kontrollin. I gjithë problemi është se Mone ishte paguar të më vriste. Ai më goditi me shkopin e bejzbollit dhe ndoshta edhe unë ndaj e go.dita më pas”, ka thënë ai.

Procesi gjyqësor zbuloi se Stefan Bledar Mone, në fakt ishte viktima e 5-të e Mane Drizës apo Tony Montanes. Në dhjetor të vitit 1999, pak muaj pasi kishte vrarë shokun e tij në Londër, Driza eleminoi edhe dy shqiptarë të tjerë në Siçili, Artan Maskaj dhe Albert Blushaj, për motive të panjohura.

Ndërsa së bashku me të atin Nuredin Drizën, kishin vrarë më 11 Prill të vitit 1997, Elmaz dhe Lavdosh Kananin, babë e bir, në fshatin Bishan të Fierit. Për këtë kr.im, Driza u dënua në vitin 2001 nga drejtësia shqiptare për vrasje me paramendim. Ndërsa për t’i shpëtuar dënimit, ai u largua drejt Britanisë.

Loading...