Gjermania ka vendosur rregulla te reja per hyrjen ne vend nga 11 janari, ndaj aeroporti i Rinasit ka njoftuar qytetaret qe te mos ndeshen me te papritura:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Gjermanisë
📌 Çfarë është e re?
📌Gjermania ka lajmëruar kufizimet e hyrjes në vend duke nisur nga më 11 janar 2021.
1. Certifikata: Udhëtarët që vijnë nga rajonet e rrezikuara me destinacion përfundimtar Gjermaninë, ju lutem duhet të mbajnë parasysh se kërkohet rezultati negativ i testit Covid-19 ose (AntiGen, RT-LAMP) më së shumti 48 orë para mbërritjes në Gjermani. OSE
Certifikata e një rezultati pozitiv të testit PCR (më i vjetër se 21 ditë por jo më i vjetër se 6 muaj = çertifikatë imuniteti)
Certifikatat duhet të jenë në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht.
2. DEA (“Digitale Einreiseanmeldung”): Udhëtarët që vijnë nga rajone të rrezikuara duhet të paraqesin një konfirmim online të DEA-s gjatë imigracionit. Linku: www.einreiseanmeldung.de
3. Karantina: Udhëtarëve që vijnë nga rajone me rrezik u kërkohet të hyjnë në një karantinë 10-ditore. Sipas rregulloreve në fuqi, karantina 10-ditore mund të hiqet më shpejt pas ditës së pestë dhe pas një rezultati negativ të provës.
(Përjashtimet për karantinën zbatohen: https://www.bundesgesundheitsministerium.de/file…/Dateien/
Pasagjerët që janë tranzit dhe transferohen (brenda 24 orësh në një rezervim) në një destinacion Shengen ose Jo-Shengen duhet të jenë në përputhje me rregullin e vendit të tyre të destinacionit dhe janë të përjashtuar nga ky rregull lokal gjerman.
Ju faleminderit për mirëkuptimin,
Tirana International Airport