Rrëmbehen dy fëmijë shqiptarë në Spanjë, ja për kë ka dyshime të forta nëna e tyre

Dy fëmijë me prindër shqiptarë rezultojnë të zhdu kur prej më shumë se 7 muajsh pasi janë rrë mbyer në Gjermani.

Aktualisht ata po kërkohen nga autoritetet spanjolle në Tenerife. Rasti u denoncua nga e ëma e fëmijëve e cila tha se babai i kishte marrë dy fëmijët dhe ishte larguar pa lënë gjurmë.

Bëhet fjalë për dy fëmijët Kristian Toska dhe Amantia Toska, përkatësisht të moshës 11 dhe 10 vjeç. Nga ana tjetër policia gjermane ka kontaktuar autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, pasi një nga pistat e hapura të hetimit të tyre tregon se babai i dy fëmijëve mund të ketë udhëtuar në Tenerife bashkë me fëmijët dhe po mundohet të fshihet në ishull.

Familja shqiptare jetonte në Gjermani. Shoqata “SOSdesaparecidos” ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur të dy fëmijët.

Kristian Toska ka flokë ngjyrë kafe, me trup të dobët, sy kafe dhe mban syze për shikim, ndërsa motra e tij Amantia është 10 vjeçe dhe flokët e saj janë të gjatë, kaçurrelë dhe ngjyrë kafe.

Loading...