Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është marrë peng një person.
Bëhet me dije se në mes të rrugës një makinë e zezë i ka dalë para një motori tip “Piaggo”, ku udhëronte I.B., dhe një person tjetër.
Dosja.al shkruan se personat që ishin në makinë kanë dhunuar dy personat që ishin në motor dhe më pas kanë marrë peng personin me iniciale I.B. Personi në fjalë ka qenë i skeduar për trafikim të lëndëve narkotike në 2013.
Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje./Shqiperiaime
Loading...