Ditën e sotme mediat në Kosovë kanë publikuar dëshminë e gruas e cila shoqëroi Hamide Magashin në shëtitjen e saj të fundit, para se të vritej nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili në oborrin e maternitetit në Prishtinë.E afërmja e viktimës shprehet se kishte shoqëruar 35-vjeçaren e ndjerë për të dalë dhe për të blerë bukë, para se të ndodhte vrajsa.
Hamide Magashi ndodhej e shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi pritej që të lindte në ditët në vijim. Pasi kishin dalë jashtë klinikës për të blerë bukë, Hamide Magashi ka takuar në oborrin e spitalin ish-burrin e saj Sokol Halilin.Ajo ka zbuluar bisedën që kanë pasur mes tyre viktima dhe autori, në momentin kur Hamide Magashi e ka parë në oborr ish-burrin e saj.
“Ai erdhi me bisedu me gruan. Ajo më tha që ai është ish-burri jem dhe u distancua për të biseduar me të. Kur u takuan, ai u përkulë në dy gjunjët dhe po i thoshte diçka” , ka thënë e afërmja e viktimës.
Familjarët e viktimës akuzojnë autoritetet policore për ngjarjen e rëndë që tronditi Prishtinën, ku Hamide Magashi, u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, përpara maternitetit teksa ishte në pritje të lindjes së fëmijës.Motra e 35-vjeccares ka bërë të ditur për mediat vendase se viktima nga data 13 shtator ishte pajisur nga gjykata me një urdhër mbrojtjeje që ishte e vlefshme deri me 13 mars të vitit të ardhshëm.Edhe familjarët e tjerë të ngushtë me viktimën, thonë se 35 vjeçar ja ka pasur më parë dhunë fizike dhe psikologjike nga ish bashkëshorti i saj, teksa fajtor për ata mbetet policia.
Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas takimit të Grupit ndërministror në lidhje me vrasje gruas shtatzënë, tha se nëse vërtetohet se ka dështuar ndonjëra nga hallkat e sistemit do të ketë dorëheqje shkarkime madje edhe ndjekje penale.