Rrëshqiti dhe ra në një grykë mali, humb jetën tragjikisht 19-vjeçari shqiptar

Një 19-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën tragjikisht në Itali gjatë një udhëtimi me shokët e tij. Mediat e huaja shkruajnë se i riu Marinel Senka humbi jetën në malin Marmagna në Itali.

I riu dhe 2 miqtë tij u nisën drejt Marmagna për alpinizëm, po udhëtimi nuk shkoi ashtu siç kishin planifikuar, pasi 19-vjeçari rrëshqiti dhe ra në një grykë mali. Ekipi i shpëtimit edhe për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka fluturuar mbi zonë për rreth 1 orë për të gjetur trupin e Marinelit. Mediat vendase shkruajën se kjo është vdekja e tretë e shënuar përgjatë 2 javët fundit në alpet italiane.

Loading...