Rreth 24 mijë përdorues të rinj të regjistruar në e-Albania

Mbi 1.9 milionë vizita dhe afro 24 mijë përdorues të rinj të regjistruar në portalin qeveritar e-Albania, janë disa prej statistikave gjatë muajit tetor 2018, shprehet zv/kryeministrja Senida Mesi.

Ofrimi i shërbimeve publike nëpërmjet sistemit online ul kostot për qytetarin dhe sipërmarrësin; shmang korrupsionin; eliminon radhët e gjata dhe rrit eficiencën.

Sipas statistikave, vizitat në portal janë 1.919.981. Përdorues të rinj të regjistruar janë 23.879. Përdorues me aplikacion mobile janë 22.179. Numri total i përdorimeve të shërbimit elektronik është 477.854. Aplikime të reja 1705. Ndërsa shërbime 1363.ATSH

Loading...