Rreth 8 mijë vi.ktima nga koronavirusi në botë, Spanja rritje dramatike

Numri i viktimave në mbarë botën po shkon afër shifrës 8 mijë. Më konkretisht deri në orët e vona të kësaj të marte, në të gjithë globin llogariten 7954 viktima nga COVID-19.

Kina vazhdon të jetë shteti me numrin më të madh të viktimave, por për fat të keq lajmet jo inkurajuese që vijnë nga Itali për mesataren ditore të viktimave, rrezikojnë që shumë shpejt ta bëjnë këtë vend si më të goditurin nga kjo pandemic.

Në Itali janëmbi 2500 viktima. Irani është I treti me 988 viktima dhe 137 vetëm në orët e fundit.

Shumë shqetësuese edhe situate e Spanjës e cila vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 197 viktima e totali I të prekurve ka shkuar në 11mijë e 800.

Franca, Anglia e Holanda kanë pasur gjithashtu goxha viktima këtë të martë së bashku me Gjermaninë.

Ndërkohe në Kinë ka pasur vetëm 13 viktima në orët e fundit.

Në total në mbarë globin janë 197 mijë e 700 raste pozitiv me COVID-19 nga të cilët 81 mijë e 700 janë shëruar.

Loading...