Prej 1 viti e gjysmë banorët e 3 pallateve në njësinë administrative numër 1 në kryeqytet rrezikoheshin nga kabina elektrike e vendosur brenda garazhit të pallatit.
Megjithë ankesën e vazhdueshme pranë OSHEE-së për zhvendosjen e kësaj kabine, ata nuk kishin marrë përgjigje.
Banorët vendosën t’i drejtohen përmes administratorit të pallatit, platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe zgjidhja për ta erdhi brenda 4 ditëve.
“Shqetësimi ynë si komunitet ishte që kabina elektrike ndodhej brenda garazhit të makinave. Ajo nuk kishte sistem ftohje dhe ishte një rrezik i hapur për flakët, ndërkohë që ishte amortizuar shumë. Shpërndarësi kryesor për të tërë pallatin ishte djegur, duke qenë rrezik zjarri në çdo moment. Para 1 viti e gjysmë ne bëmë ankesë në OSHEE, sipas procedurave që kërkonte institucioni por nuk morëm asnjë përgjigje”, tha administratori i pallateve, Eliodor Markja.
Sipas tij, shpejtësia e përgjigjes ishte surprizuese pasi brenda 4 ditëve OSHEE bëri ndryshimin dhe riparimin./m.m/j.p/