Rrëzimi i avionit që u mori jetën 132 njerëzve/ Dalin faktet e tmerrshme: Ka qenë e qëllimshme!

Aksidenti i rëndë ajror që la 132 persona të vdekur në Kinë, në muajin mars mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Ky është rezultati paraprak që është arritur nga hetimet, për rrëzimin pingul të avionit Boeing 737-800, i cili ra gjatë fluturimit nga Kunmingu për në Guangzhoi në 21 mars në një zonë malorë të vendit. Ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, duke folur për mediat atje, pohuan se krahët e mjetit nuk ishin hapur mirë dhe bishti i tij nuk ishte lëshuar poshtë dhe në mënyrë që të ndodhin këto sipas tyre, duhet të ndërhynte patjetër faktori njeri.

Kjo nënkupton se akti ka qenë i qëllimshëm. Avioni u përplas në tokë me të gjithë forcën duke hapur një krater mbi 20 metra të thellë.

Hetuesit kanë analizuar edhe jetën e njërit prej pilotëve, për të cilin besohet se kishte probleme caktuara para aksidentit. Ekspertët amerikanë të aviacionit, pasi kanë shqyrtuar edhe raportet përfundimtare të hetuesve kinezë, konstatuan se avioni Boeing nuk ka pasur ndonjë defekt teknik – çka përforcon idesë se ngjarja e rëndë është vepër e faktorit njeri.

Loading...